KMDLNj letër presidentit, fali të burgosurit

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 14:29 | Nga

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i është drejtuar me një letër presidentit të vendit për faljen e të burgosurve.

Kjo organizatë thotë se personat e privuar nga liria është kategoria e cila më së paku ka përfituar pas përfundimit të luftës. “Mohimi i një të drejte njerëzore paraqet një prapakthim në trajtimin e të burgosurve, diskriminim flagrant, shpenzim të shtuar dhe të panevojshëm të buxhetit të Kosovës , pamundësi për zbatimin e një programi për risocializim për të burgosurit e kjo shprehimisht nënkupton se integrimi i tyre në shoqëri do të shndërrohet në një mision të pamundur”, thuhet në letrën drejtuar presidentit.

KMDLNj , gjithashtu kërkon që edhe të dënuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të trajtohen në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe si shembull se si ata duhet të trajtohen është Tribunali i Hagës i cili asnjë të dënuar për vepra të shkeljes së të Drejtës Humanitare dhe Ligjeve të Luftës nuk e diskriminon por të gjithëve ua njeh të drejtën e beneficioneve.

“KMDLNj shpreson se do ta merrni shumë seriozisht këtë kërkesë në mënyrë që t’u ofrohet një mundësi personave të privuar nga liria”, theksohet në letrën e kësaj organizate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme