Koalicioni PAN- Ramush Haradinaj tregon se si u pajtuan me PDK’në për bashkëqeverisje

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 18:40 | Nga

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, e pranon se para se të vinte në pushtet, nuk ka pasur komunikim me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin. Thotë se këto raporte u intensifikuan vetëm tash sa janë në bashkëqeverisje.
Haradinaj tregon se Veselin e kishte njohur vetëm nga lufta. Madje e quan edhe si një person korrekt dhe të komunikueshëm me të cilin mund të bisedohen tema të rëndësishme.

“Të them të drejtën, unë nuk kam pasur komunikim me zotëri Veselin kohë të gjatë, e kam njohur nga lufta, mirëpo kam filluar komunikim tani sa jemi në punë. Janë shumë korrekte raportet është shumë i hapur, domethënë është shumë direkt në tema, është vërtetë real, nuk heziton t’i bisedojmë temat, me i diskutu me i trajtu, mendoj se është partner shumë korrekt, shumë i hapur”, theksoi kryeministri në një intervistë për lajmi.net.

Haradinaj ka treguar se si u arrit marrëveshja e koalicionit të tanishëm me PDK’në dhe partitë tjera. “Ishte një propozim nga PDK’ja që rezultoi me marrëveshje politike mes gjithë neve pastaj unë nuk e shoh këtë si qeverisje të një partie por e shoh rolin tem dhe të kolgëve që punoj me ta jemi në ekip”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme