Koci: Aktakuza e parë nga Gjykata Speciale do të ngritet vitin e ardhshëm

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 11:25 | Nga

Avokati Arianit Koci ka folur për afatin e te ngritjes së aktakuzave të Gjykatës Speciale. Ai mendon se aktakuza e parë nga kjo gjykatë nuk do të deponohet deri në vitin e ardhshëm.

Ai ka sqaruar edhe procesin se si arrihet deri tek kjo aktakuzë dhe vonesat e mundshme që mund të ndodhin deri tek ngritja e saj.

“Natyra shume shtresorë e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës”.

“Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta”, ka thënë Koci.

Sipas tij kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

“Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme