Kompensimi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të jetë nga 250 deri në 320 €

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 11:05 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës do të gëzojnë kompensim financiar. Ndonëse nuk u bë e ditur se sa është shumë që është ndarë për këtë vit për këta kategori, vet ministri i Financave Bedri Hamza, tha se për vitin 2018  janë në dispozicion 1 milion euro.

Ende nuk është bërë funksionalizimi i Komisionit qeveritar për dokumentimin dhe verifikimin e viktimave të dhunës seksuale, është përfolur se kompensimi mujor do të jetë 200 euro, raporton Ekonomia Online.

Por ky kompensim po konsiderohet i papranueshëm për drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.

Kompensimi tha ajo se duhet të jetë nga 250 deri në 320 euro, kjo bazuar në Ligjin për vlerat e luftës ku përcaktohet shkalla e invaliditetit.

“Është shumë e vështirë se varësisht prej personit do me thënë nevojat janë të ndryshme na kemi shkuar me një shumë të përgjithshme diku 250 euro dhe kur është bë kjo përllogaritje jemi bazuar në disa analiza te Ligji për vlerat e luftës edhe aty e kemi marrë si bazë invaliditetin do me thënë kategoritë që trajtohen si viktima invalid të luftës e kemi marr shkallën 40 deri në 60 për qind ku shumë varion nga 255 në 320”.

“Ne kemi raste që janë invalid edhe 100 për qind ku shuma e kompensimit te invaliteti  te ky ligj është shumë më i lartë, por kemi menduar një shumë mesatare do me thënë jo mesatare prej minimale e mundshme vetëm e vetëm për me iu dhënë një jetë më dinjitetshme këtij grupi të ndjeshëm shoqëror se shumica prej tyre janë fatkeqësisht gra, shumica prej tyre nuk kanë arritur të vazhdojnë jetën pas kësaj ngjarje të rëndë traumatike nuk kanë arrit të edukohen nuk kanë arrit të integrohen në shoqëri apo të krijojnë marrëdhënie pune prandaj e kemi menduar që një shumë e tillë do të ishte esenciale për me arrit me mbijetuar sfidat me të cilat ato ballafaqohen”.

Rushiti vlerëson se kompensimi material nuk u mundëson viktimave që të harrojnë të kaluarën, por se është thjeshtë lloj pensioni që ia mundëson me u ballafaqua me sfidat e jetës.

“Dimensioni i dhunimit seksual le pasoja të rënda te individi. Pasojat reperkutohen qoftë në rrafshin psikologjik qoftë në rrafshin fizik mendor social ekonomik jo vetëm te viktima, por edhe tek familja e gjerë tek rrethi i fëmijëve i gjeneratave të tjera që pasojnë më vonë dhe shuma e kompensimit që është menduar nuk është ndonjë gjë që atyre ia mundëson me harru të kaluarën. Thjeshtë është njëfarë lloj pensioni që ia mundëson ndoshta me u ballafaqua me sfidat e jetës”.

“Ndoshta ato shërimet problemet shëndetësore me i trajtuar përmes qasja shumë ndoshta ne iu dhënë përparësi fëmijëve në edukim megjithatë ne si organizata jo qeveritare kemi avokuar për një shumë pak më të  lartë se kjo e që kem menduar që është një mesatare e mundshme që një person që ka pësuar dhunë seksuale gjatë luftës do të arrij të paktën të ballafaqohet me sfidat e jetës dhe të arrij ta rikuperojë të kaluarën e tyre pa varësisht situatës që e kanë. Po them ehe njëherë që nuk është ndonjë shumë kjo që thjeshtë ja ndërron destinacionin jetësor është një pension për mbijetesë po flasim për nevoja ushqimore për nevoja shëndetësore edhe nevoja familjare që ato ballafaqohen”.

Ajo më tej shtoi se do të zhvillojë takim me ministrin e Financave, Bedri Hamza, për të shprehur këtë shqetësim.

Sipas saj, edhe në mbledhjen e Qeverisë e planifikuar për në orën 14 do të diskutohet për këtë çështje ngase kjo e fundit duhet të marrë tri vendimi komisioni për verifikim të fillojë punën, raporton EO.

Qeveria duhet të vendos për caktimin e shumës së kompensimit të viktimave që do të verifikohen, ai për caktimin e kompensimit që do të marrin anëtarët e Komisionit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale, si dhe vendimi për formimin e sekretariatit të tij duhet të votohen në Qeveri.

“Sido që të jetë ne sot prapë do të kemi takim me ministrin e Financave me shpresë urojmë që të na mirëkuptoj që shuma e cila është lansuar nga mediat që ende nuk është përfundimtare pasia jo do të jetë përfundimtare vetën kur të kaloj në mbledhje të Qeverisë e cila pritet të mbahet sot te jetë pak më e lartë se sa ajo që është prononcuar nga mediat”.

Të ngjashme