Komuna e Skenderajt ndan mirënjohje për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 20:31 | Nga

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kohëve të fundit ka qenë shumë aktive në Skenderaj duke ndihmuar familje me gjendje jo të mirë ekonomike dhe shëndetësore. Në saje të kontributit të saj dy familje të Skenderajt janë bërë me banesa të reja si dhe është shëruar nga verbëria një 44 vjeçare.

“Jetimat e Ballkanit” ka realizuar blerjen e banesave për familjen e Bajram Thaçit dhe për familjen Lulzim Kadriut, si dhe kanë arritur që ta sherojnë 44 vjeçaren Hafize Thaçi, e cila për 4 dekada ishte e verbër.

Më qëllim të falenderimit për kontributin e dhënë për të mirën e qytetarëve të Skenderajt, drejtorin ekzekutiv të shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati në emër të Komunës së Skenderajt e ka falenderuar për humanitetin drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Enver Gashi.

Kastrati edhe një herë i falenderoi të gjithë njerëzit që kanë ndarë mjetet e tyre financiare për t’i ndihmuar familjet nevojtare të Skenderajt. Sipas tij rastet që ka ndihmuar shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë qenë të rënda dhe dhuruesit bëmirës nuk kanë hezituar të ndihmojnë.

Ndërsa  Gashi ka shprehur mirënjohjen e institucioneve lokale të Skenderajt për kontributin humanitar që kanë dhënë donatorët e kësaj shoqate bëmirëse në zgjidhjen e problemit të banimit për dy familjet skamnore si dhe për shërimin e Hafize Thaçit.

Shoqata bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” me fondet e mbledhura nga njerëzit e vullnetit të mirë ka bërë me banesa familjen e Bajram Thaçit dhe familjen e Lulzim Kadriut si dhe ka shëruar nga verbëria 44 vjeçaren Hafize Thaçi.

Të ngjashme