Ahmeti: Prishtina ka nevojë për 200 autobusë

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 11:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

15 autobusët e rinj të “Trafikut urban” të Ndërmarrjes Publike të Komunës së Prishtinës, u lëshuan sot në qarkullim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për të realizuar këtë projekt të cilin e quajti si “projekt të reformimit të trafikut urban në kryeqytet”, u deshën rreth tri vjet. Ai bëri të ditur se deri në prill do të arrijnë të gjithë 51 autobusët e blerë, raporton Ekonomia Online.

“Sot pas tre vjetësh diskutime dhe analiza i kemi këta autobusë në Prishtinë. 15 autobusët e tjerë do të vijnë më 23 janar, kurse të tjerët në mars dhe prill. Prishtina ka nevojë për 160 deri 200 autobusë. Marrëveshja me Berzh-in parasheh se gjysma të jenë në pronësinë publike, ndërsa gjysma do të jenë në pronësi private”, tha Ahmeti.

Kjo kredi sipas Ahmetit ka qenë shumë e favorshme, ndërsa bëri të ditur se rreth 1 mln euro janë të dedikuar për asistencë teknike.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ndjehet mirë që po finalizojnë këtë projekt të përbashkët. Ndërsa paralajmëroi edhe projekte të tjera që Qeveria e Kosovës do të realizojë në Komunën e Prishtinës.

“Ky është ndër projektet më të rëndësishme që Qeveria e Kosovës e ka mbështetë Komunën e Prishtinës dhe do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera. Sivjet pritet të fillojë edhe projekti për trajtimin e ujërave të zeza. Këto projekte të ndihmuara nga Qeveria tregojnë përkushtimin tonë që e kemi për kryeqytetin. Kjo ndihmë nuk ka qenë më herët”, tha ai.

Kredia prej 10 mln euro për blerjen e 51 autobusëve të rinj u mundësua nga Qeveria Çeke përmes BERZH-it.

15991637_1667990129883023_461131142_o

15967364_1667990159883020_604206135_o

shpendi-ne-autobus-1

shpendi-ne-autobus

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme