Lekaj: Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Mitrovicë fillon së shpejti

Vushtrri | 13 Mar 2018 | 16:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës Xhevahire Izmaku, vizitoi sot komunën e Vushtrrisë. Qëllimi i këtyre vizitave ishte përkrahja dhe plotësimi i nevojave që kanë këto komuna në fushën e infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

Ministri Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Lekaj dhe Tahiri biseduan rreth mundësive të përmirësimit dhe perfeksionimit të infrastrukturës rrugore në këtë komunë.

Lekaj u zotua se do të jenë të saktë në implementimin e këtyre projekteve.

“ Jemi këtu që të japim një lajm të mirë për komunën dhe qytetarët Vushtrrisë, duke filluar nga autostrada për Mitrovicë, që vetëm është përzgjedhur operatori i favorshëm ekonomik dhe së shpejti do të fillojë”.

“Po ashtu, për rrugën Qyqavicë e përmendët dhe për urën në Pestovë. Mendoj që kjo është një e mirë e përbashkët dhe zotohem para jush se do të jemi të sakt në implementimin e këtyre projekteve. Nuk do të ketë stërzgjatje dhe do t’i mbështesim financiarisht”.

“Jemi afër komunave duke i ditur vështirësitë buxhetore që i kanë komunat. Por, ne si Qeveri do të jemi mbështetës të fuqishëm”.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se komuna së bashku me ministrinë kanë projekte të përbashkëta infrastrukturore shumë të rëndësishme.

“Komuna jonë dhe ministria e Infrastrukturës kanë disa projekte të përbashkëta tepër të rëndësishme infrastrukturore dhe dua të falënderoj Qeverinë e Kosovës për mbështetjen financiare për realizimin e këtyre projekteve”.

“Bëhet fjalë për autostradën që do të lidhë Prishtinën me Mitrovicën, po ashtu edhe rrugën e Qyqavicë dhe urën në fshatin Pestovë, projekte tepër jetike dhe të domosdoshme për modernizimin e qytetit të Vushtrrisë dhe për hapin tjetër për zhvillimin e qytetit të Vushtrrisë dhe mirëqenien e qytetarëve”.

“Ditë të mira për Vushtrrinë po vijnë. Në Infrastrukturë, koha e vuajtjeve të qytetarëve të Qyqavicës në një rrugë tepër të vjetëruar po i vjen fundi dhe po shkurtohet distanca në mes të Prishtinës dhe Vushtrrisë në kuptim të kohës që do të kalojnë qytetarët me përfundimin e autostradës që do të bëhet në tri vitet në vijim”.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, tha se e kanë obligim para qytetarve që të vazhdojmë me bashkëpunim të nivelit lokal dhe qëndror.

“Duhet të përmbushim obligimet kushtetuese. Kemi obligim para qytetarve që të vazhdojmë me bashkëpunim të nivelit lokal dhe qëndror. Do të jap përkushtimin që çdo projekt që vjen nga komuna e Vushtrrisë do ta ketë mbështetjen time”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme