Lladrovci dorëzon çelësat e objektit për Qendrën Rinore

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me Drejtorin e Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe kryetarin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Fatlum Gllareva, të premten kanë dorëzuar çelësat e objektit të Qendrës Rinore e cila me propozim të kryetarit Lladrovci dhe me Vendim të Kuvendit Komunal i është kthyer OJQ-ve rinore.

 Me rastin e dorëzimit të këtij objekti, kryetari Lladrovci ka uruar muajin e rinisë dhe ka përgëzuar ata për zhvillimin e aktiviteteve gjatë këtij muaji dhe muajt tjerë, shkruan EkonomiaOnline.

“Jam zotuar se do të jem mbështetës i punëve të mira që i zhvillon rinia e Drenasit dhe krijimin e hapësirave qe aktivitetet tuaja të zhvillohen ne mënyrën me të mirë të mundshme. Sot, se bashku me juve ndaj gëzimin, qe kemi arritur të rikthejmë Qendrën Rinore, që i ka munguar deri më tani Drenasit. Fatkeqësisht kjo qendër për sa vite nuk ka mundur te jetë në shërbimin e të rinjve, e cila edhe ishte ndërtuar për këtë qëllim, por kam premtuar që këtë qendër do ta kthej në shërbim të të rinjve, ndaj kërkojë edhe nga ju që të ruani ambientin ku punoni dhe të shfrytëzoni për qëllimin që u është dhënë ne shërbim”, ka thënë kryetari Lladrovci.

 Drejtori i Departamentit të Rinisë ne Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhevat Bajrami ka uruar të rinjtë e Komunës së Drenasit dhe ka thënë se Ministria do të jetë ne vazhdimësi ne përkrahje ne realizimin e projekteve për të rinjtë e Drenasit.

 Kryetari Lladrovci dhe kryetari i KVRL-së në Drenas, Fatlum Gllareva i kanë dhënë mirënjohje Drejtorit Xhevat Bajrami për kontributin e tij ne angazhimin dhe përmirësimin e kushteve të punës për të rinjtë e Drenasit.

Të ngjashme