MMPH i ndan Skenderajt 1 milion euro për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit

Skenderaj | 16 Maj 2018 | 12:38 | Nga Besiana dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka ndarë 1 milion euro për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.

Ministrja Albena Reshitaj, gjatë vizitës në këtë komunë ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me kryetarin Bekim Jashari.

Reshitja tha se ministria që drejton është e interesuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane, ngase sipas saj, janë 12 fshatra që kanë mungesë të ujit të pijes.

“Qytetarët e Skenderajt po ballafaqohen me mungesën e të drejtës së ujit të pijshëm dhe njëri nga projektet që është shumë e rëndësishme dhe do t’i prek edhe qytetarët është kyçja individuale në ujësjellës për 12 fshatra”, tha Reshitaj.

Projektet për të cilat u arrit bashkëpunimi mes ministrisë dhe komunës së Skenderajt janë rregullimi i lumit Klina nga Kuqica në Skenderaj, rrjeti në Prekaz, rregullimi i kanalizimit në Skenderaj etj.

“Janë projekte vitale të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt që ne po fillojmë bashkëpunim si ministri dhe komunë dhe nuk do të ndalemi do të vazhdojmë bashkë me mundësi dhe kapacitete të tjera”.

“…është kënaqësi kur këto projekte arrijmë t’i sjellim në një vend që historikisht i ka dhënë shumë shtetit të Kosovës dhe kam besim që këto projekte do të realizohen dhe menaxhohen shumë mirë nga kryetari i kësaj komune”, tha Reshitaj.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se këto projekte janë fillimi i bashkëpunimit të me këtë ministri.

Jashari ka garantuar se projektet e financuara nga MMPH do të realizohen sipas planit dhe nuk do të lejojë që të ketë devijime, raporton EO.

“Këto projekte janë jetike për kyçjen e qytetarëve në ujësjellës dhe lumi Klina që qytetarët e Skenderajt e dinë shumë mirë vlerën e këtij lumi dhe ju garantoj dhe siguroj që këto projekte kanë për tu kryer ashtu edhe siç janë paraparë dhe nuk do të lejojë të dalin jashtë vijave të projekteve”, tha Jashari.

Lexo më shumë:

Të ngjashme