Shoqëria civile angazhohet për mbrojtjen e rrjedhave ujore në Rahovec

Rahovec | 26 Jan 2017 | 10:11 | Nga

Shoqëria civile në komunën e Rahovecit ka filluar realizimi i projektit ambientalist me fokus të veçantë mbrojtjen e rrjedhave ujore dhe të lumenjve në disa rajone të kësaj komune me moto “Lumenj të pastër – jetëgjatësi për të gjithë”.

Shqetësimi në rritje për ndotjen e rrjedhave ujore dhe shkatërrimin e shtretërve të lumenjve, shkatërrimin e florës dhe faunës në këtë rajon, ka nxitur shoqërinë civile për të reaguar me qëllim të sensibilizimit të opinionit për mbrojtjen e këtyre pasurive kombëtare.

Qëllimi i këtij projekti është të bëjë; Identifikimin e shkaktarëve të ndotjes së ujërave, hartimin dhe publikimin e metodave mbrojtëse të shtretërve të lumenjve, adresimin e shkaktarëve degradues tek organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, diskutimin e problemeve të identifikuara; përmes tryezave, punëtorive dhe publikimeve të ndryshme.

Në këto zona ka pasur përmbytje dhe vërshime të mëdha disa herë, prandaj edhe Këshilli Rinor i Rahovecit e ka fokusuar vëmendjen në këto zona.

Fokusi i këtij projekti do të jenë  rrjedhat ujore në Rahovec (Lumi Duhllo dhe Rimnik), në fshatin Sopniq (Lumi Sopniq) dhe në fshatin Fortesë (Lumi Bellaja). Projekti mbështetet nga “CRESSIDA, REC- Kosova”, ndërsa realizimin do ta bëjë OJQ “KRR” (Këshilli Rinor i Rahovecit).

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme