Kosova aplikon për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 16:13 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani  ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin e Kosovës për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ministri Hasani ka thënë pas kësaj se anëtarësimi si anëtarë vëzhgues është një hap në rrugën tonë për anëtarësimin e plotë në të ardhmen.

“Sot mora mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin e Kosovës për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë. Anëtarësimi si anëtarë vëzhgues është një hap në rrugën tonë për anëtarësimin e plotë në të ardhmen. Anëtarësimi në OBT i jep mundësi vendit tonë që t’i zgjerojë mundësitë tregtare, qasje më të lehtë tregtare në vendet anëtare, që tregtia të zhvillohet më sigurt, që të zgjidhen mosmarrëveshjet tregtare mes vendeve anëtare.”, ka shkruar ministri Hasani në një postim në Facebook.

Të ngjashme