Kosova dhe Partia Demokratike, humbi një burrështetas të shquar

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 11:51 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, me pikëllim dhe dhembje të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tonë të devotshëm, ish-kryeministrit të parë të Kosovës, deputetit, ish-kryetarit të komunës së Mitrovicës dhe veprimtarit të shquar e humanistit, Bajram Rexhepi.

Në njoftimin për medie shkruan, në këto momente të dhimbjes, Partia Demokratike e Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rexhepi, duke shprehur krenari që kemi pasur një veprimtar të tillë të vyer e të dashur në mesin tonë.

Bajram Rexhepi, me punën, përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, qoftë gjatë kohës së para luftës, luftës çlirimtare po ashtu edhe në kohën e formimit të institucioneve të Kosovës, do të jetë shembull i atdhetarit të devotshëm.

Me nderim do ta përkujtojmë përherë Bajram Rexhepin si një veprimtar të devotshëm, pjesëtar trim të UÇK-së, diplomat dhe burrështetas të shquar, që do t’i mungojë Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme