Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me marrëveshje pensionale

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 15:32 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale po qëndron për vizitë në Tiranë, ku takoi Ministrin e Rinisë dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.

Ministrat Abrashi dhe Klosi diskutuan për projektet e përbashkëta, për marrëveshjet pensionale dhe asistencën e Republikës së Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës.

Gjatë javëve në vijim, pritet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension, pasi grupet punuese janë në proces të finalizimit të saj.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për procesin e lehtësimit të punësimit mes qytetarëve të dy shteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme