Kosova edhe pas 9 vjetësh shtet, larg të bëhet funksionale

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 15:25 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociologjike “Sociometri” organizoi konferencën me temën “Kosova 9 vjet pas pavarësisë, shtet funksional apo projekt i dështuar”. Të pranishëm ishin juristë, politologë, sociologë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomistë etj.

Në këtë tryezë u tha se edhe pse kanë kaluar 9 vjet nga shpallja e pavarësisë, Kosova vazhdon të përballet me probleme të shumta si në aspektin ekonomik, juridik, social dhe kulturor.

Korab Sejdiu, njohës i çështjeve juridike tha se institucionet shtetërore duhet të angazhohen më shumë për të mundësuar një administratë profesionale në mënyrë që të bëhet më funksional shteti.

Ai kritikoi politikëbërësit, duke thënë se po punësojnë njerëz që nuk po dinë të kryejnë punët për çka janë thirrur.

“Duhet të punohet shumë në eliminimin e barrierave që ekzistojnë sot për disiplinimin dhe largimin e personave nga puna që nuk janë duke e kryer punën mirë dhe që janë pjesë e Administratës Publike. Pra që punojnë dhe mendojnë se porsa e kanë marrë një pozitë në administratë ata nuk kanë nevojë më t’i kryejnë detyrat me përgjegjësi dhe se aty kanë siguri të punës për tërë jetën”, tha ai.

Ai kritikoi edhe kolegët e tij juristë, për të cilët tha se nuk janë të përgatitur mirë për të ushtruar profesionin e tyre.

Bejtush Gashi, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se viktima sot nuk është vetëm shteti si subjekt, por është në mënyrë të drejtpërdrejt edhe individi nga ambienti i cili e shfrytëzon aktivitetin e tij.

“Këta indikatorë të rinj mund të trajtohen si shmangie nga koncepti tradicional i sigurisë shtetërore dhe krijimi i një koncepti të ri i ashtuquajtur siguria shoqërore ose sociale, e cila nuk e ka si element apo objekt trajtimin e sigurisë shtetërore, por i referohet asaj edhe si element i rëndësishëm i sigurisë”, tha Gashi.

Të ngjashme