Kosova merr urime për përvjetorin e pavarësisë nga ShBA

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 08:49 | Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në emër të presidentit Trump dhe gjithë popullit amerikan ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, kam kënaqësinë të uroj qytetarët e Kosovës për përvjetorin e nëntë të pavarësisë suaj, të cilën e festoni këtë 17 Shkurt”, ka shkruar Tillerson.

“Shtetet e Bashkuara çmojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën, të bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në urimin e kryediplomati amerikan.

“Ne përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka bërë në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumetnike gjatë nëntë viteve të pavarësisë së saj. Më 2016, Shtetet e Bashkuara kanë pasur kënaqësinë të jenë dëshmitare të fitimit të medaljes së parë të artë olimpike të Kosovës dhe kombëtarja e Kosovës në futboll zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA. Ne presim arritje të vazhdueshme nga Kosova, teksa ajo po punon për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me fqinjtë e saj dhe me vendet e tjera në botë”.

“SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit”, thuhet në urimin e sekretarit Tillerson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme