Kosova nënshkruan Marrëveshje për Sigurime Sociale me Belgjikën

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 13:43 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, sot udhëton për në Belgjikë, ku nesër do të nënshkruhet marrëveshja për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me Maggie de Block, ministre e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik, bën të ditur MPMS, nëpërmes një komunikate shtypi.

Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme