Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit në ShBA

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 08:18 | Nga

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtator të vitit 2011 në ShBA, sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh, që përfundojnë me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja që ndodhi 15 vite më parë në SHBA.

Për ta shënuar këtë ditë, Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysmështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe ShBA-ve, një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentarit Kadri Veseli, nën patronazhin mbahet kjo akademi.

Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për këtë datë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme