Kosovarët ikin prej Kosovës në 10-vjetorin e Pavarësisë

Vërmicë | 17 Shk 2018 | 10:59 | Nga

Përderisa shumë figura të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore kanë vendosur që të vizitojnë Kosovën në 10-vjetorin e Pavarësisë, kosovarët siç duket janë orientuar që këtë ditë ta kalojnë në shtetin e Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Në mëngjesin e datës së 17 shkurtit janë parë shumë vetura të cilët janë drejtuar për në kufirin me Shqipërinë.

Nga fotografitë e Ekonomia Online të bërë mëngjesin e sotëm në Vërmicë, shihen kolona të gjata të veturave, ani pse në Kosovë po shënohet një përvjetor historik, siç është ai i shpalljes së Pavarësisë.

“Kolona e veturave ishte e gjatë mbi një kilometër. Kemi pritur më shumë se një orë”, tha një vozitës, i cili nuk deshi t’i përmendej emri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme