Kozarev: Pasagjerët e trenit megjithatë arritën ne Mitrovicë

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 09:38 | Nga

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, u ka thënë medieve në Beograd se autobusi me pasagjerë të trenit i cili u nis të shtunën në mëngjes nga Beogradi për në Kosovë, por që u ndal në Rashkë, kanë arritur në Mitrovicë pa ndonjë problem.

“Autobusi pa ndonjë problem arriti në Mitrovicë. Nuk kishte ndonjë sulm ndaj tij”, u ka thënë gazetarëve Kozarev.

Treni që ishte nisur për në Mitrovicë u ndaloi në Rashkë për katër orë dhe më pas u kthye për në Beograd, pasi Qeveria e Kosovës ndërmori masa duke angazhuar forca policore për të mos lejuar hyrjen e tij.

Në këtë tren ndodhej edhe udhëheqësi i lëvizjes djathtiste “1389” Misha Vaçiç i dënuar për disa krime në Serbi. Ai ishte angazhuar si këshilltar i Drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Treni që i është dhënë Serbisë donacion nga Rusia ishte nisur nga Beogradi në mëngjes dhe kishte arritur në Rashkë në ora 16:30, ku qëndroi për rreth katër orë para se të nisej për t’u kthyer për në Beograd, ku sipas medieve serbe do të arrijë tre orë pas mesnatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme