KQZ-ja memorandum me BE-në për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 12:33 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Punëve të jashtme, përmes të cilit do t’iu mundësohet vëzhguesve të BE-së të mbështetin institucionet vendore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që pritet të mbahet më 11 qershor.

Kryetarja Valdete Daka,ka thënë se ky memorandum do të ndihmojë dukshëm këtë institucion dhe për këtë falënderoi BE-në, raporton Ekonomia Online.

“KQZ-ja vlerëson lart interesimin e Bashkimit Evropian për këto zgjedhje. Në të kaluarën kemi pas memorandum dhe raportet që kanë dal kanë qenë të mirëseardhura për vëzhgimin tonë. I falënderoj për bashkëpunim BE-në edhe pse ka qenë afat i shkurtët kanë pranua me pas bashkëpunim. Me këtë memorandum mundësohet ardhja e vëzhgimit evropian. Besojmë se do të kalojnë në mënyrë të drejtë dhe raportet do të dalin më pozitive se sa kanë qenë më herët”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesja e BE-së, Natalyia Apostolova, i ka ftuar partitë politike që të vendosin në lista kandidatë me standarde dhe kredibilitet.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës do të merr të gjitha masat që vëzhguesit e BE-së të kenë mbështetjen nga të gjitha institucionet.

“Kosova si vend që synon që sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes evropiane është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta në funksion të organizimit dhe garantimit të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike. Prandaj, nënshkrimi i këtij Memorandumi është mënyra më e mirë për ta dëshmuar një gjë të tillë dhe për të konfirmuar orientimin tonë të qartë si shtet i ri”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme