KQZ-ja miraton zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve për tri komuna

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 15:39 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e gjashtë për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje është bërë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit lidhur me kërkesën e partisë politike Nisma për Kosovën, për lejimin e pagesave të gjobës së shqiptuara nga PZAP në tri këste.

Gjithashtu është bërë edhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komuna në Obiliq, Ferizaj dhe Skenderaj, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu është bërë edhe miratimi i kërkesës së Zyrës së kryeministrit të Kosovës, për përcaktimin e një përfaqësuesi të KQZ-së në ekipin punues për hartimin dhe finalizimin e koncept dokumenteve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike.

Me kërkesë të këshillit për operacione zgjedhore është bërë edhe miratimi i projektit për ri-dizajnimin e web faqes së KQZ-së në mënyrë që transparenca të rritet tek qytetarët.

Të ngjashme