Krijohen Këshillat e veprimit rinor lokal në veri të Kosovës

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 17:22 | Nga

Këshilli Qendror i Veprimit Rinor të Kosovës në bashkëpunim me Advocacy Center For Democratic Culture, e cila mbështetet nga USAID-i gjatë këtij muaji kanë organizuar proceset zgjedhore për themelimin e Këshillave të Veprimit Rinor Lokal në katër komuna me shumicë serbe të Republikës së Kosovës.

Në frymën e bashkëpunimit dhe ngritjes së përfaqësimit të të rinjve pranë organeve komunale janë themeluar këshillat e veprimit rinor lokal në katër komuna në pjesën veriore të Kosovës: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç dhe Mitrovicën veriore.

Gjatë gjithë këtij procesi Vesa Ibrahimi, kryetare e Këshillit qendror të veprimit rinor të Kosovës ka marr pjesë ku edhe ka ofruar ndihmën për të rinjtë e veriut për themelimin e këshillave dhe procedurave për regjistrim.

Gjithashtu kryetarja Ibrahimi ka shprehur gatishmërinë e plotë të saj dhe të KQVR-së për t’i mbështetur këta të rinj në hartimin e strategjive lokale për rini dhe përgatitjen e dokumentacioneve për certifikim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme