Kriza e mundshme institucionale përkeqëson gjendjen ekonomike

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 08:09 | Nga

Ka kaluar afati gjashtëmujor që Qeveria në largim në krye me Isa Mustafën do të duhej të themelonte Bordin Mbikëqyrës dhe atë Menaxhues të Kombinatit metalurgjik Trepça.

Megjithatë i tërë procesi ka mbetur i ngrirë shkaku i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. I tillë do të mbetet deri në krijimin e Qeverisë së re, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkë me Trepçën kanë ngecur edhe shumë projekte të tjera ekonomike, siç janë termocentrali “Kosova e Re”, projekti për Brezovicën dhe ai i bashkimit të Doganës me ATK-në.

E përveç ngecjeve në realizim të projekteve, ndikim negativ mund të ketë edhe hezitimi i investitorëve të huaj.

Të ngjashme