Krojet e Bajgorës

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 09:12 | Nga

Kalojnë kilometra për të marrë ujë për pije, edhe pse i kanë ujësjellësin e puset nga të cilët ujë kanë pirë deri para disa vjetëve. Bajgorës, fshat malor në Komunën e Mitrovicës, i ngjiten thuajse çdo muaj. Bidonë e edhe cisterna mbushin nga disa kroje të këtij fshati.

Për një litër të këtij uji paguajnë pronarin e tokës një cent, e cilësinë e ujit e shpjegojnë me faktin që enët në të cilat e vlojnë nuk formojnë shtresë gëlqereje. Rrugës për në fshat këdo që e pyet për burimet të orienton andej. “Uji i kristaltë”, i referohet një fshatar, duke e shpjeguar rrugën për të arritur deri tek njëri prej burimeve, shkruan sot në të dielën me “Koha Ditore”.

E posa afrohesh aty sheh radhën e veturave që janë duke pritur në rend për të marrë ujë. Thonë se ditëve të vikendit presin me orë për të ardhur në rend. Prapa kroit të betonuar është e vendosur një tabelë, ku bëhet thirrje për kujdes ndaj ambientit.

“Kanë lënë shumë shishe përpara, tash është më pastër”, thotë një burrë rreth të pesëdhjetave, duke u larguar. Prapa kroit është ndërtuar edhe një lloj parku. Janë vendosur disa ulëse të drurit, ku ata që shkojnë me familjet mund të pushojnë e të presin derisa t’u vijë rendi për të marrë ujë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme