Kryebashkiaku Veliaj: Qershia mbi tortë, çmimi nga KLGI

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 14:50 | Nga Arsim Rashiti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka vizituar sot Institutin Kosovar për Qeverisjes Lokale (KLGI), institut ky që i ndau “Çmimin për Demokraci Lokale”.

Drejtori ekzekutiv i KLGI-së Besnik Tahiri, theksoi se arsyeja pse ndajnë këtë çmim për kryebashkiakun Veliaj është se gjatë gjithë kohës kanë përcjellë punën e tij në terren dhe inovacionet – afrim i qytetarëve në vendimmarrje.

Ai ka theksuar se tregimi personal për kryebashkiakun Veliaj është shembull për secilin, i cili me punë dhe ambicie të mirë ndërtuara të arrijë në pozicionin ku është sot.

“Gjatë periudhës së tij ka qenë aktivist i shoqërisë civile, i cili ka qenë i pakompromis në luftën kundër dukurive negative që lidhen me menaxhimin publik, dhe pastaj është kyçur në politikë duke arritur suksese të mëdha”.

“Të gjitha praktikat, punët projektet kanë pasur bazë qytetarin dhe pjesëmarrjen e tij dhe mbi të gjitha inovacionet që ai ka sjellë: me aplikacione të teknologjisë informative ka treguar se jo vetëm forma komerciale e komunikimit me qytetarë është mënyra e vetme, por edhe ato të teknologjisë informative e sjellin qytetarin në qendër dhe vendimmarrje”, ka thënë Tahiri.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka theksuar se ndjen shumë përgjegjësi që pas këtij çmimi të vazhdojnë punët që i kanë nisur.

Ai është shprehur shumë falënderues ndaj Institutit KLGI me ndarjen e këtij çmimi.

“Nuk jam i sigurt se a e meritoj këtë çmim ende pa e kryer gjysmën e punës, por si është ajo shprehja ‘trimi i mirë me shokë shumë…’”, është shprehu Veliaj.

“Vizitën në Kosovë po e përmbylli me këtë ‘qershinë mbi tortë’ në vizitën e institutit KLGI. Arsyeja pse jam sot në Kosovë ishte edhe për të kaluarën nga terreni që ne flasim fjalë të mëdha dhe slogane të mëdha në një terren shumë më praktik. Kjo është arsyeja pse ne në Tiranë do të mblidhemi më 26-27 dhe 28 nëntor. Fillimisht me nga një Bashki për secilën nga pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët në rajon dhe pastaj për të filluar një kaskadë, apo rrathët që guri i bënë një gropë dhe pastaj i hap rrathët e influencës për modele të mira”.

“Kjo është shumë praktike, shumë më e prekshme se çdo platformë tjetër e burokracive dhe letrave pa fund që japim e marrim, por asnjëri nuk tregojnë rezultat konkret për qytetarin”, ka thënë Veliaj.

Ai ka thënë se gjëja më e keqe është që të humbin kohë për gjëra që nuk janë prioritet për qytetarët, duke theksuar se investimet në infrastrukturë janë shumë të rëndësishme, por më të rëndësishme janë ato në kulturë.

“Bashkia nuk duhet të jetë inferiore nga strukturat qeveritare, duhet përkrahur zhvillimin ekonomik
duke fuqizuar më shumë bizneset private”, ka thënë ai.

Veliaj ka theksuar se kryetari i Bashkisë nuk e ka luksin për t’u dorëzuar, por duhet shtyrë proceset përpara në të mirë të qytetarëve.

Ceremonia u organizua në objektin e ri të Institutit KLGI dhe me prezencën e shumë mysafirëve, partnerëve, ambasadave e përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale.

cmimi
erion veliaj - cmimi erion veliaj - cmimi1 erion veliaj - cmimi2 erion veliaj - cmimi3 erion veliaj besnik tahiri2

 

Të ngjashme