Kryeministri do të takohet me veteranët e UÇK-së që po protestojnë për pastrimin e listave

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 11:28 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Para protestuesve doli kryeministri Ramuah Haradinaj. Ai ftoi protestuesit që të takohen në zyrën e tij pas 40 minutash.

Protestojnë një grup i veteranëve të UÇK-së, kërkojnë pastrimin e listave

Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë paraqitur tri kërkesa: Pastrimin e listave te veteranëve; Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit.

Në emër të protestuesve kërkesat e tyre i ka paraqitur Jeton Selmani nga Zona Operative e Llapit, tha se shoqatat nuk janë duke përfaqësuar ata që e meritojnë mirëpo janë duke përfaqësuar siç tha ai  veteranët e rrejshëm.

Ndërsa Bajram Jaha kërkoi ndihmë nga Amerika për zgjidhjen e kësaj çështje.

Por për këtë protestë nuk ishin të njoftuar përfaqësuesit e organizatave që merren me kategoritë e dala nga lufta.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati si dhe ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi,  nuk do të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar sot kundër manipulimeve me invalidë të luftës dhe me lista të veteranëve.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se këtë protestë nuk do ta përkrahin.

Ndërsa, ish-kryetari i KMDV të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tregoi se nuk ka asnjë  informacion rreth kësaj proteste.

Përderisa sot Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i shtetit, ka konfirmuar se janë duke hetuar procesin e krijimit të listës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e ku, sipas tij, nëse vërehen shkelje manipuluesit do të përgjigjën para drejtësisë.

Kryeprokurori Lumezi nuk ka të dhëna për numrin e qytetarëve që tashmë janë në listën e veteranëve, mirëpo në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, thuhet se numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës, duke u bazuar në gjendjen e muajit dhjetor të vitit të kaluar, ishte 36 mijë e 32. Prej tyre 34 mijë e 529 veteranë të UÇK-së, ndërsa 1503 familje të veteranëve.

Të ngjashme