Mustafa e Hoxha kërkojnë zbardhjen e rastit të vdekjes së Deharit

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 12:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes së Astri Deharit, ndërsa ka kërkuar që të hetohet rasti deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve që quan në vdekjen e të riut. Këto komente Mustafa i bëri në mbledhjen e Qeverisë.

“Shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për vdekjen e një të riu në burgun e Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e mia, kërkoj që institucionet të bëjnë veprimet e pavarura dhe të konstatohet se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, bëri të ditur se autopsia e trupit të pajetë të Astrit Deharit, do të bëhet sot në ora 14:00, raporton Ekonomia Online.

Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej nën akuzën për pjesëmarrje në sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme