Kryeparlamentari Veseli mori pjesë në zbulimin e bustit të heroit Habib Zogaj “Arbri”

Malishevë | 17 Dhj 2016 | 15:55 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në përurimin e bustit të heroit Habib Zogaj “Arbri” në Malishevë.

Para qindra të pranishmëve në palestrën e qytetit të Malishevës që mbanë emrin e heroit Habib Zogaj, kryeparlamentari Veseli tha se falë veprës sublime të dëshmorëve të kombit, Kosova sot frymon lirshëm dhe po ndërtohet e zhvillohet si shtet i pavarur dhe sovran.

“Malisheva dhe gjithë Kosova është krenare për djemtë e tillë. Është krenare që ti mbajë bustet dhe shtatoret e ture anekënd Kosovës, në çdo lokalitet, para çdo shkolle, para çdo salle sepse në kë mënyrë ne e nderojmë veten dhe kujtojmë atë që është më e shenjta – lirinë tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Pas ceremonisë së organizuar në palestrën e sporteve, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga nëna e heroit dhe familjarët e tij, zbuluan bustin dhe vendosën lule pranë tij.

 

Të ngjashme