Kryeparlamentari Veseli viziton Bajram Rexhepin në spital (FOTO)

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 20:45 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qëndruar në orët e mbrëmjes në Qendrën Klinike Universitare, për të parë nga afër gjendjen e ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, i cili është i shtrirë këtu, pas një sulmi në tru.

Kryeparlamentari Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Curr Gjocaj; ministri Memli Krasniqi dhe disa zyrtarë të tjerë; ka qëndruar në Klinikën e Neurokirurgjisë, ku Rexhepi i është nënshtruar sot një operacioni neurokirurgjik.

Ai ka qëndruar për disa minuta në dhomën e Rexhepit, ka biseduar me familjarët, si dhe me mjekët rreth gjendjes së bashkëpartiakut të tij , raporton Ekonomia Online.

“Kam ardhë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve. I falënderoj doktorët për punën e jashtëzakonshme profesionale që e kanë bërë edhe t’i inkurajoj të vazhdojnë në mënyrën e tillë, dhe të njëjtën kohë të shprehim përkrahjen e plotë institucionale dhe njerëzore për atë njeri të madh të vendit tonë se do ta ketë përkrahjen e plotë”, tha Veseli, në një prononcim për mediet e pranishme.

“Ai ka qenë dhe është kryeministër ne do të qëndrojmë institucionalisht në përkrahje të familjes”, tha Veseli, duke shprehur besimin për shërimin e Rexhepit.

FOTOT: Ekonomia Online

Të ngjashme