Kryetari i Gjykatës Themelore takon kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 15:22 | Nga

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin kanë biseduar rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit.

Kryetari Azizi ka njoftuar mysafirin për marrjen e mandatit si kryetar i Gjykatës, sfidat dhe problemet që ka ky institucion.

I pari i gjykatës ka premtuar që sundimi i ligjit dhe eliminimi i dukurive negative do të jetë prioriteti kryesor gjatë mandatit të tij.

Nga ana tjetër, Kryetari Haziri pasi ka uruar marrjen e mandatit kryetarit Azizi, ka ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat.

Të dy mysafirët janë dakorduar që gjendja e sigurisë në regjionin e Gjilanit, është e qetë dhe stabile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme