Kryetari i PDK-së shkel Ligjin për Duhanin, tymos në një lokal

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 10:08 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban ndër pozitat më të larta në Republikën e Kosovës – atë të kryetarit të Kuvendit. Institucioni që ai e drejton është ligjvënës. Prej aty kanë dalë të gjitha ligjet, përfshirë edhe Ligjin për Kontrollin e Duhanit.

Në një fotografi e cila është publikuar në rrjetin social Facebook, që mban emrin “Simpatizantët e PDK-së”, Veseli, shihet me një cigare të ndezur në dorë.

Në tavolinë së bashku me Veselin është edhe deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili është djali i Ukshin Hotit. Pranë tij shihet një pako cigaresh. Sipas mbishkrimit të kësaj fotografie, bashkë me ta është edhe Jetullah Geci.

Por ajo që vërehet edhe më shumë në këtë fotografi është fakti që kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shihet duke “i nderuar” ata me cigare.

Jashari shihet se në duar ka një pako cigaresh, prej të cilës e ka nxjerrë një cigare për t’i nderuar të pranishmit në tavolinën e Kadri Veselit.

Nuk është dhënë asnjë informacion tjetër se kush ka qenë nikoqir i këtij tubimi.

Të ngjashme