Kryetari i Shoqatës së Minatorëve përkrah grevën, pret realizimin e kërkesave

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 13:56 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Minatorët e Trepçës po vazhdojnë me grevë para Qeverisë, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Kryetari i Shoqatës së Minatorëve, Pensionistëve dhe Invalidëve, Ruzhdi Gashi, në një prononcim për Ekonomia Online tha se do të përkrahin kërkesat e minatorëve, ndërkaq u shpreh i zhgënjyer me qeverinë e Kosovës për mosnjohjen e kontributit të minatorëve të viteve 89-99, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi përfaqësues dhe kryetar i shoqatës së minatorëve, pensionist dhe invalid në pensionin e parakohshëm të Republikës së Kosovës, domethënë të gjithë ish-minatorët i përfshinë. Ne jemi dalë këtu sot në përkrahje të kërkesave të minatorëve që i dini edhe ju çfarë kërkesa janë. Sot është e katra ditë që kanë hyrë në grevë. Ne kemi pritë që institucionet do të marrin masa dhe do të realizohen kërkesat, mirëpo ende asgjë nuk ka nga qeveria dhe nga institucionet në përgjithësi, as nuk i kanë vizitu”.

“Ne jemi dalë në përkrahje të tyre i kemi njoftu. Ne jemi të gjithë këtu ish-grevistë të minierës 89. Ne në vitin 1988-89 e kemi dhënë kontributin tonë atëherë kur i duhej Kosovës nga okupatori serb. Nuk e kemi mendu që do të na vijë dita sot prapë me dalë në protestë, sepse me dalë ndaj qeverisë tonë, ndaj institucioneve tona, mirëpo këto kërkesa këndej e pas lufte ne i kemi parashtru”.

Gashi paraqiti kërkesat e minatorëve.

“Kërkesat për pensionistë janë: Të njihet pensioni 89-99, stazhi i benificum, pensionet e parakohshme të rritën dhe jo me qenë 105 euro, sepse shumica e pensionistëve kur ta bëjnë moshën 65-vjeçare po kthehen në moshë pleqërie, duke mos na njohur atë përvojë të punës 89-99 që do të jetë një ndër pikat kryesore të ish-minatorëve. Kështu që me njohjen e pensioneve ‘89-99, besoj që 99% i gëzojnë pensionet e plota tani. Kështu që atëherë pas grevës të asaj kohe të gjithë minatorët jemi larguar nga puna kurse edhe disa janë burgosur sepse kanë marr minatorë të rinj, kanë qenë serbë kanë qenë lojalë ndaj Serbisë, dhe ata i gëzojnë sepse kanë punuar në atë kohë, kurse ne që kemi kontribuar mbesim të anashkaluar”, tha Gashi për EO.

Të ngjashme