Kuçi: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore garantohet me Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 15:06 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim Raportuesen Speciale për të Drejtat Kulturore të Kombeve të Bashkuara,  Karima Bennoune.

Zëvendëskryeministri Kuçi e njoftoi Bennoune se Republika e Kosovës është shtet që garanton të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve, dhe respektimin e të drejtave religjioze dhe kulturore pa diskriminim. “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë garantohet me Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe ka bazamentin e mbrojtjes qysh në Planin e Ahtisarit. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të garantojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo religjioze”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Bennoune diskutuan për rëndësinë e kulturës si faktor në krijimin e një ambienti të qetë dhe në harmoni për bashkëjetesë për të gjitha komunitetet.

Zëvendëskryeministri Kuçi potencoi se Qeveria e Kosovës ka perspektivë dhe orientim të qartë pro-evropian, ku të drejtat kulturore dhe religjioze të të gjitha komuniteteve mbrohen dhe garantohen gjithmonë duke respektuar laicitetin e shtetit.

kuci-mbrojtja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme