Kurti në BIK: Fitër Bajrami është festë e pastërtisë dhe e gëzimit

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 09:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë ka vizituar BIK-un me rastin e Fitër Bajramit.

Kurti duke uruar BIK-un dhe qytetarët ka thënë se Fitër Bajrami është festë e pastërtisë dhe e gëzimit, e cila vjen pas muajit të sakrificës, Ramazanit, raporton Ekonomia Online.

“Erdhëm për të uruar festën e Fitër Bajramit. Por ua urojmë të gjithë shqiptarëve  myslimanë këtë festë të pastërtisë e gëzimit që vjen pas muajit të sakrifikcës. Fitër Bajrami është festë e solidaritetit, njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin dhe festojnë bashkë. Vetëm atëherë kur festojmë bashkë ajo festë eshtë e plotë, ajo festë është tamam Fitër Bajrami”.

Të ngjashme