Kusari-Lila: Kërcënuesi është pjesë e atyre që kanë kapur shtetin

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 09:30 | Nga

“Po të garantoj bane ta njeva nji fjalë që na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cërmjanin, duhesh me ditë që Thaçi ka njerz që japin jetën për to”.

Me këto fjalë plot gabime gjuhësore anëtari i PDK-së në Gjakovë, Bujar Kokalla, i është drejtuar përmes rrjetit social Facebook deputetes së Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetares së “Alternativës”, Mimoza Kusari-Lila.

Këtë mesazh, deputetja e ka bërë publik të premten. Ka thënë se ky kërcënim dëshmon “klientelizmin, kapjen e shtetit dhe mungesën e fjalës së lirë”.

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, Kusari-Lila ka thënë se nuk do ta denoncojë rastin në polici, por se pret që organet e rendit të merren me këtë kërcënim.

Në anën tjetër, zyrtarë policorë kanë deklaruar se do ta trajtojnë këtë rast ditëve në vijim. Gazeta ka kontaktuar edhe Kokallën, mirëpo ai nuk ka dashur që të deklarohet për këtë çështje.

Para mesazhit të lartcekur, sipas publikimit që e ka bërë Kusari-Lila në Facebook, Kokalla i ka shkruar edhe një mesazh tjetër: “Mimoza, kritikat tuaja kundër Presidentit janë pa efekt dhe pa fakte, njo dije dhe falendero PDK-në, sepse falë nesh u bëre kryetare në Gjakovë. N`momentin që i prishe marrëdhëniet me PDK-në shkove te shpija, andaj larg Presidentit, sepse je shumë kalibër e vogël karshi Bossit HTH”, thuhet në mesazhin e Kokallës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme