Kushtetuta që vazhdimisht shkelet

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 09:14 | Nga

Një buçimë duartrokitjesh kishte pushtuar sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, kur në 9 prillin e 2008-s ora kishte shënuar 10:45. Kjo jehonë shpërthyese ishte votë për Kushtetutën e parë të shtetit të saposhpallur.

Në sallë ishin 107 nga 120 deputetët e Kuvendit dhe, nëpërmjet një forme fare të veçantë, ishte zhvilluar votimi për aktin më të lartë juridik të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

S’ishte bërë as nëpërmjet elektronikës, as me ngritje dore dhe as me votim të fshehtë. Thjesht, me duartrokitje.

Jakup Krasniqi, atëkohë kryeparlamentar, kishte konstatuar se të 107 deputetët kishin votuar për. Mirëpo, pastaj, së paku katër nga ligjvënësit ishin deklaruar të mos kishin marrë pjesë në votim. Kjo për shkak të moslejimit të një debati parlamentar për dokumentin, por edhe me formën jo të zakontë të votimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme