Kuvendi e nis Javën e Gruas

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 08:21 | Nga

Kuvendi i Kosovës e nis ditën e hënë me “Java e gruas 2018”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it. Hapjen e kësaj ngjarjeje do të bëjnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria.

Në organizimin “Java e Gruas 2018: Gati për qeverisje të përgjegjshme” do të mbajë fjalim Alexander Chavarria, Drejtor i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë, deputetja Mexhide Mjaku Topalli,Colleen Hyland, e Ngarkuar me Detyrë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gresa Caka, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu do të ketë diskutim në panel me temën “Integriteti i Partive Politike si vlerë themelore për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie”.

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 130 pjesëmarrës në baza ndërpartiake dhe ndëretnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe nga akademia. Java e Gruas synon të bëjë bashkë gra dhe burra nga Kosova për të diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët, duke ofruar mundësi rrjetëzimi si dhe të zhvillojë më tutje shkathtësitë e tyre si liderë të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme