Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Pejës

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 17:09 | Nga

Bashkim Nurboja do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës.

Kështu ka njoftuar Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate.

Nurbonja do ta sfidojë kryetarin aktual të Pejës, Gazmend Muhaxherin.

“Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë për kandidimin për krytar të Pejës. Z. Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e VV-së, transmeton ‘Indeksonline’.

Me poshtë njoftimi i plotë i VV-së:

Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë për kandidimin për kryetar të Pejës. Z. Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës. Magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli. Nga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës Universitar, ne Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum. Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë. I urojmë shumë suksese z. Nurboja dhe aktivistëve të Pejës!

20729481-10154551203932000-8541124089906624916-n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme