Ky është moti për sot

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 09:11 | Nga

Kosova sot pritet të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë gjithnjë në zhvillim, duke krijuar kushte për vranësira konvektive nëpër disa vende, ku ditën e marte do të përcjellën me shkarkime elektrike.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9- 16 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë labile me ulje dhe ngritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s.

Të ngjashme