Ky është parashikimi i motit për këtë fundjavë

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 16:45 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele, transmeton Ekonomia Online.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme