Ladrovci e Jashari bëjnë homazhe në Prekaz, dëshmorët i nderojmë duke u zhvilluar ekonomikisht

Prekaz | 06 Mar 2018 | 10:04 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) homazhe te varrezat e familjes Jashari kanë bërë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se është obligim që përveç t’i nderojë dëshmorët edhe të punohet për zhvillimi ekonomik, raporton Ekonomia Online.

“Vetëm kështu mund t’i nderojmë dëshmorët dhe obligimin tonë që e kemi amanetin e dëshmorëve që ta ndërtojmë këtë vend drejt zhvillimit ekonomik që rinia jonë ta shoh perspektivën në vendin e vet”.

Ndërsa kryetari i Drenasit Lladrovci tha se Epopeja e UÇK-së është histori së cilës i përkulen të gjithë shqiptarët.

“Ky nderim na bën më u kujdes ma shumë edhe më i kryer detyrat edhe obligimet që i kemi ndaj qytetarëve. Epopeja e Jasharajve tashmë është një histori të cilës i përkulen të gjithë shqiptarët ku do që janë”.

 

Të ngjashme