Lajm fantastik për motin në Kosovë

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 08:53 | Nga

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë i vranët, në mëngjes vende-vende me mjegull kurse pasdite ka gjasa të ketë edhe shira lokale.

Meteorologët parashohin që gjatë ditës të ketë intervale edhe me diell.Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 3 deri 8 gradë kurse ajo më e larta e ditës rreth 16 gradë celsius.Të premtën do të mbajë mot me diell dhe më ngrohtë.

Mot i tillë do të vazhdojë edhe të shtunën paradite ndërkaq që pasdite do të ketë vranësira të përcjella me shira lokale.

Të dielën do të vazhdojë të mbajë mot i vranët e shi, ndërkaq që nga e hëna pritet përmirësim i motit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme