Lajm i keq për ata që duan ta kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 00:28 | Nga

Nëse keni planifikuar që këtë fundjavë ta kaloni në bregdetin e Shqipërisë mbase do t’iu duhet të ndryshoni plan pasi moti do të rezervojë surpriza. Duke nisur nga sot e deri te enjten tjetër përfaqësuesi i shërbimit të metrologjisë Metodi Marku sqaron se temperaturat do të pësojnë ulje.

“Në ditët në vijim ne presim që të kemi një rënie graduale të temperaturave deri të dielën. Por fundjava e cila përkon me zgjedhjet do të sjellë rritje të temperaturave deri në 34 gradë celcius. Java tjetër fillon përsëri me rritje graduale dhe në të enjten e javës që vjen temperatura do të arrijë deri në 34 gradë celsius”.

Referuar parashikimeve Marku thotë se kjo do të jetë vera më e nxehtë e 30 viteve të fundit ndërsa do të jetë kostante dhe risku për zgjarre si pasojë e temperaturave të larta.

“Po ta krahasojmë me 30 vitet e kaluara, paraprakisht do të thonim që mund ta ndajmë 30 vitet e kaluara në 2 klasa, 15 vitet më të frskëta dhe ato më të nxehta, vera e sivjetshme pritet të hyjë në 15 vitet më të nxehta krahasuar me grupin tjetër. Mesatarja e kësaj vere mendohet të jetë 2 gradë më e lartë sesa mesatarja e 30 viteve të kaluara. Këto temperatura së bashku me erën e mesditës bën që të favorizojë përhapjen e zjarreve”.

Shqetësuese për departamentin e Meteorologjisë mbetet edhe risku për shira të dendura lokale të cilat mund të sjellin vërshim të përrenjve duke rrezikuar jetën e barinjve që qëndrojnë afër tyre.

Të ngjashme