Lansohet fushata “Bëhu zëri im”, Thaçi thotë se Serbia do të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 12:51 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është lansuar fushata “Bëhu zëri im”, me një marsh qytetar në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në marshin që nisi nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdoi deri te Sheshi “Zahir Pajaziti” merrnin pjesë dhe presidenti Hashim Thaçi; shefja e Zyrës së BE-së; ambasadori i ShBA-së e personalitete të tjera.

Fushata u lansua në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Serbia do të japë llogari për krimet që ka bëra në Kosovë. Ai shtoi se të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë fajtore për atë se çka ju ndodhi, dhe më shumë se të gjithë kanë nevojë për përkrahje.

Ai ka lexuar edhe një fragment nga rrëfimi i njërës prej të mbijetuarave të dhunës seksuale. “Sot është dita ndërkombëtarë për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte e cila synon që të tërheq vëmendjen e shoqërive dhe shteteve demokratike. Unë sapo mora një zarf me një rrëfim të viktimës së dhunës seksuale të shkaktuar nga forcat serbe”.

“I dimë krimet që Serbia ka bërë në Kosovë, por herë do kur do të jap përgjegjësi për to. Të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë fajtore për atë se çka ju ndodhi, dhe më shumë se të gjithë kanë nevojë për përkrahje”.

“Edhe pse Kosova njihet për aktivitete qe kanë rritur ndërgjegjësimin publik duhet të bëjmë më shumë për ti përkrahur të mbijetuarit, lëndimin e tyre duhet ta shërojmë së bashku. Kosova ka lëvizur përpara drejt të ardhmes euroatlantike”.

Fushata u lansua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova (MGJ), raporton EO.

Dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikt, për të nderuar viktimat dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale anembanë botës dhe për të përkujtuar të gjithë/a që me guxim kanë përkushtuar jetën e tyre dhe kanë humbur jetën në beteja për çrrënjosjen e këtyre krimeve.

Në vitin 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin e çdo viti Ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Ky vit shënon 10-vjetorin e miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1820 (2008), me anë të së cilës Këshilli dënon dhunën seksuale si taktikë lufte dhe pengesë për ndërtimin e paqes.

Të ngjashme