Lansohet pulla postare për nder të 10-vjetorit të pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 14:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë, nesër në qarkullim postar do të vihet emisioni i pullës postare me titull “10-vjetori i Pavarësisë”, raporton Ekonomia Online.

Kjo pullë postare në imazhin e saj mbartë kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me simbolet e tjera shtetërore.

Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se posta vazhdimisht përmes pullave postare ka synuar promovimin e ngjarjeve të rëndësishme të Kosovës.

Hoxha për vitin 2018 ka paralajmëruar shërbime të reja të cilat sipas tij do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Sa i përket filatelisë, Hoxha tha se janë të kënaqur me punën e deri tanishme duke pas parasysh që kanë marrë çmime të shumta edhe përkundër faktit se nuk ka kaluar shumë kohë prej themelimit të saj.

Të ngjashme