Lavdrim Muhaxheri është gjallë

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 15:33 | Nga

Terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri që kërkohet edhe nga INTERPOL-i është gjallë.

Simpatizantë të tij dhe të organizatës terroriste, Shteti Islamik (ISIS) e kanë publikuar një fotografi të tij orë më parë.

Ai shfaqet i veshur me veshje saudite në kokë, një shenjë e ngritjes në grada brenda ISIS-it ku sauditët mbajnë pozitat kryesore pas njerëzve të regjimit të Sadam Huseint.

Atë tash e quajnë Abu Abdullah Kosovo.

Lavdrim Muhaxheri është njëri nga terroristët më të famshëm shqiptarë dhe i tillë u bë kur shfaqte vite më parë me krenari vrasjen e civilëve në Siri në metodat më brutale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme