LDK: Programi i Abrashit po përkrahet nga qytetarët

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 13:36 | Nga

Me ftesë të Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe me prezencë të kryetarëve të degëve të Prishtinës sot u organizua një takim me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe ata për asamblenë komunale.

Përmes një statusi në Facebook është bërë e ditur se në këtë takim u vlerësua përkrahja që po merr çdo ditë programi i  Abrashit për kryetar të Prishtinës.

Aty u  tha se kandidatët për asamblenë komunale po kontaktojnë me çdo qytetar dhe po bisedojnë për hallet dhe preokupimet e tyre. Se ka shumë kërkesa dhe vërejtje që adresojnë qytetarët për kapërcimin e ngecjeve ,mospunës dhe keq-qeverisjes së VV.

“LDK ka vënë boshtin themelor të zhvillimit të Prishtinës, ka realizuar projektet më të mëdha dhe është e vetmja parti që ofron zhvillim të qendrueshëm”, thuhet në njoftimin në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme