LDK me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-deputetit Kujtim Paçakut

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 15:36 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët për vdekjen e  ish-deputetit Kujtim Paçaku.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut. Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte. Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në telegram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme