Lekaj dhe Gashi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për infrastrukturën në Obiliq

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 16:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar komunën e Obiliqit. Së bashku me udhëheqësin e kësaj komune Xhafer Gashi, Lekaj nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi për projektet infrastrukturore që synon t’i realizojë kjo komunë.

Lekaj premtoi mbështetje në infrastrukturë lokale dhe pohoi se Ministria e Infrastrukturës do të jetë mbështetje e vazhdueshme e Obiliqit, raporton Ekonomia Online.

“Ne e kemi thënë dhe jemi përcaktuar se do të jemi mbështetës të fuqishëm të infrastrukturës rrugore si Ministri e Infrastrukturës, e cila ka ndikim edhe në zhvillimin ekonomik, por edhe në atë ambiental. Ajo që më bënë të ndihem mirë, është që ne kemi qenë në vizitë këtu edhe para përfundimit të vitit fiskal 2017 dhe iu kemi premtuar se do të jemi mbështetës të projekteve lokale”, ka thënë Lekaj.

Ai tha se Qeveria e Kosovës po punon për zhvillimin e kësaj komune, pasi që sipas tij krijimi i kushteve për qytetarët është përspektivë e vendit.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që me të vërtetë Obiliqi të zhvillohet si komunë dhe qytetarët të kenë mbështetje të fuqishme, sepse të iu krijojmë kushte qytetarëve, është perspektivë e jona, pra e Kosovës”, shtoi ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, shpalosi disa projekte të cilat synon t’i kryej kjo komunë, si: sheshi, i cili shihet si domosdoshmëri nga qytetarët e kësaj ane, plotësimi i infrastrukturës rrugore në lagjen Hade si dhe Ura e Plemetinit.

“Tani ne nënshkruam një memorandum bashkëpunimi dhe në këtë rast ministria ofron në komunën e Obiliqit 3 milionë e 347 mijë euro për 3 projekte të reja të cilat do të jenë për fazën 2018-2019. Këto projekte janë sheshi qe është shumë i domosdoshmë për komuënn tonë pastaj është një projekt madhor, Lagjja e re e Hadës ka nevojë shumë që të plotësohet më infrastrukturë atje me qëllim që të ju mundësohet të gjithë qytetarëve që janë të interesuar të zhvendosen në atë lagje ta kenë mundësinë e infrastrukturës pastaj është një pjesë e urës së mbetur, ura “ Plemetin-Hamidi”, një projekt madhor dhe është infrastruktura rrugore nga Plemetini në Sibofc dhe nga Hamidia deri në Lajthishtë”, ka theksuar Gashi.

Lekaj bashkë me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i vizituan edhe punimet në Urën e Plemetinit e cila lidhë Hamidinë me Qyqavicën, duke u njoftuar paraprakisht edhe nga afër me projektin i cili parashihet për këtë urë.​

 

Të ngjashme