Lekaj inspekton rrëshqitjet e dheut në rrugën R7 në Veternik

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 16:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën R7, që lidhet me rrugën nacionale M2 në Veternik afër Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj u informua nga drejtuesit e kompanisë “Bechtel & Enka”, e cila është e angazhuar për rregullimin e asaj pjesë të rrugës lidhur me problemet e shfaqura, me masat që po ndërmerren dhe me afatet e kryerjes së punimeve.

“Ne sot kemi dalë në vizitë të rrugës, meqë ka pasur vështirësi në përfundimin e këtij projekti, por kompania “Bechtel & Enka” i ka marrë obligimet e veta që u takojnë për mirëmbajtje për dy vite dhe kjo që po e shihni sot është faze e përfundimit të punimeve”, tha ministri Lekaj, në një prononcim për gazetarët.

“Sipas informative që më dhanë, ky segment rrugor do të përfundojë në dhjetor dhe do të lëshohet në qarkullim, gjë që do të mundësojë një qasje më të lirë për udhëtarët dhe transportuesit e mallrave. Sot kompanisë iu falënderova për përkushtimin dhe seriozitetin që kanë treguar dhe i luta që punët të përfundojnë në këtë vit”, shtoi Lekaj.

Të ngjashme